Komuna e Butelit ka fituar një zemër të re të gjelbër, pasi zyrtarisht është vënë në përdorim mega-parku “Oaza e Butelit”. Në hapësirën ku fillimisht ishte planifikuar ndërtimi i objekteve dhe betonizimi, tashmë shtrihet një sipërfaqe e madhe e gjelbër e pajisur me kënde lojërash për fëmijë, shtigje për ecje dhe zona fitnesi e rekreacioni për të gjitha gjeneratat.

Në ceremoninë e hapjes, kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, theksoi se projekti është realizim i një premtimi të dhënë që në vitin e parë të mandatit të tij.

“Kur përgatitëm programin për Shkupin, Darko kërkoi të ndërtonim një park dhjetë herë më të vogël se ky që hapëm sot. I shqyrtuam mundësitë dhe vendosëm të bëjmë shumë më tepër, një nga mega-parqet më të mëdha në Shkup, ashtu siç e meriton Buteli”, deklaroi Gjorgjievski.

Ai shtoi se hapësira e re është menduar për hapat e parë të fëmijëve, për të rinjtë, për shëtitjet familjare dhe për mëngjeset e qeta të pensionistëve.

" "

Nga vetëqeverisja lokale bëjnë të ditur se, për të siguruar ruajtjen afatgjatë dhe të qëndrueshme të gjelbërimit, i gjithë kompleksi është pajisur me sistem të veçantë ujitjeje me ujë teknik.

Sipas Gjorgjievskit, çdo pemë e re e mbjellë përfaqëson një investim në ajër më të pastër, uljen e temperaturave urbane dhe një cilësi më të mirë jetese për qytetarët.

sqShqip