Këshilltarët e VLEN-it në Komunën e Butelit, së bashku me funksionarë të VLEN-it në Qytetin e Shkupit, morën pjesë në hapjen e Mega Parkut, hapësirës së re rekreative që i shtohet qytetit.

Mega Parku përfaqëson një investim të rëndësishëm për Butelin dhe Shkupin, duke krijuar mundësi të reja për pushim, rekreacion dhe aktivitete familjare. Ky është parku më i madh në Shkup pas Parkut të Qytetit dhe pritet të shndërrohet në një hapësirë të frekuentuar nga qytetarët e të gjitha moshave.

Me më shumë hapësira të gjelbra dhe ambiente për aktivitete në natyrë, Mega Parku i jep një pamje të re kësaj pjese të Shkupit dhe shton mundësitë për një jetë më cilësore për banorët e Butelit.

sqShqip