Plazh në ditën e parë të vitit, “verë” në Vlorë
Plazhi i Vlorës është shfrytëzuar sikur në stinën e verës, në ditën e parë të vitit. Edhe pse në mes të stinës së dimrit, 1 janari Shqipërinë e përcolli me temperaturë prej 15 gradë celsius.
Rastin e shfrytëzuan shumë qytetarë që u zhytën në det në ditën e parë të 2022-s.
Disa qytetarë tashmë e kanë kthyer në ritual këtë veprim. Ata besojnë se kjo është shenjë mbarësie.
Për notarët kjo është mënyrë e veçantë për të uruar një vit të mbarë. /tch