Kalifornia pritet të heq kufizimet ekonomike të vendosura për shkak të Covid-19
Kalifornia pritet të heq kufizimet ekonomike të vendosura për shkak të Covid-19
Në rajonin më të populluar të SHBA-së, Kaliforni, kufizimet e vendosura në ekonomi për shkak tëCOVID-19 do të hiqen plotësisht që nga 15 qershori.
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom në një deklaratë bëri të ditur se janë pakësuar shtrimet në spital nga rastet e COVID-19 dhe se qytetarët janë vaksinuar me shpejtësi. “Falë vaksinimit të më shumë se 20 milionë qytetarëve, ka ardhur koha që ekonomia e Kalifornisë të hapet plotësisht”, tha Newsom.
Ai theksoi se do të vazhdojnë rregullat si vaksinimi dhe vendosja e maskave. “Drita në fund të tunelit nuk ka qenë kurrë më e shndritshme”, tha Newsom.
Në deklaratë ndahet informacioni se kufizimet në rajon do të hiqen plotësisht që nga 15 qershori dhe se do t’i jepet fund edhe sistemit të koduar me 4 ngjyra të përdorur për të përcaktuar nivelin e rrezikut në rajon.
Ndalesat e hequra në disa vende
Administrata e rajonit të Teksasit hoqi në fillim të marsit detyrimin e maskës dhe lejoi rihapjen e bizneseve me kapacitet prej 100 për qind.
Ndërsa guvernatori i Arizonës deklaroi përfundimin e kufizimeve të kapaciteteve në biznese dhe vazhdimin e aplikimit të rregullit për maskën.
Gjithashtu edhe në Alabama u njoftua se detyrimi për maskën do të hiqet më 9 prill.
Ndërkohë në Karolinën e Jugut e cila i ka dhënë fund përdorimit të maskës në ndërtesat qeveritare thuhet se punonjësit e restoranteve do të vazhdojnë edhe për një kohë vendosjen e maskës.