Maqedoni

Dy përfaqësues të Daka Davidoviqit morën pjesë në seancën e Këshillit të Tetovës?!

Dje u mbajt seancë e jashtëzakonshme e Këshillit komunal të Tetovës ku me 18 vota për, u votua propozim-vendimin për inicimin e procedurës për pezullim të Planit Detal Urbanistik (PDU) të bllokut 57 A të fabrikës “Shik Jellak”, projekt ndërtimor i biznesmenit serbo-malazez, Miodrag Daka Davidoviq.

Shumicës në votim iu bashkëngjitën këshilltari Faton Selami nga Alternativa dhe Isnije-Veseli Jonuzi nga PDSH. Këshilltarët e BDI-së, LDSM-së dhe Visar Palloshi nga PDSH, braktisën debatin dhe karriget e këshilltarëve.

Burime nga Këshilli kanë thënë se në senacë kanë marë pjesë edhe dy përfaqësues të kompanisë së biznesmenit Miodrag Daka Davidoviq, të cilët bashkë me këshilltarët e pushtetit e kanë përcjellur seancën. Ata kanë përcjellur seancën për te ndërtuar strategji si ta nbrojnë projektin ndërtimor, thonë burime nga Këshilli.

Këshilltarët nga radhët e BDI-së dhe Visar Palloshi nga PDSH-ja kërkuan arsyeshmëri të seancës dhe raporte, dokumentacione nga ekspertë se ky plan nuk i plotëson kushtet si dhe kërkuan që kjo të diskutohet në seancë të rregullt. Ata u shprehën se nuk janë që mos prishet ndonjë plan, por në këtë rast nuk kanë dokumente që në bazë zë tyre të vendoset.

Kryesuesi i këshillit, Besar Durmishi tha se me këtë nuk bëhet suspendimi i planit, por vetëm kërkohen elaborate shtesë.

“Ne përsëri do të vendosim në Këshill a do e pezullojmë apo jo”, tha Besar Durmishi.

Kurse Kasami tha se senaca është thirrur si e jashtëzakonshme pasi bëhet fjalë për një plan urbanistik që e ka miratuar udhëheqsia paraprake me vendime të dyshimta.