Kryeministri Hristijan Mickoski në seancën e sotme parlamentare për pyetje deputetësh, duke iu përgjigjur akuzave të deputetit të AKI-t, Skender Rexhepi për mesazhet që po dërgohen gjatë fushatës në Bërvenicë, theksoi se kërkush nga VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni nuk ka bërë thirrje për votim etnik, ndërsa nga ana tjetër BDI-ja, e cila për 20 vjet nuk ka bërë asnjë projekt për Bërvenicën dhe me këtë ka shpërngulur 10 mijë qytetarë, prej të cilëve 90% shqiptarë, tani shkon nëpër Evropë e nëpër botë t’i lutë ata që i dëboi të kthehen në Bërvenicë e të votojnë sepse nuk guxonin maqedonasit ta udhëheqin komunën.

“Lidhur me pjesën e mesazheve që po dërgoni për atë se çfarë kam folur unë kur isha në Bërvenicë, përndryshe për mua nuk është hera e parë, unë nuk e di se sa herë keni qenë ju në atë komunë, por unë i kam kaluar të gjitha fshatrat atje dhe atë disa nga fshatrat i kam kaluar edhe nga disa herë. Ja ta zëmë në Tenovë isha për të katërtën herë, në Radaiovcë për të tretën herë, Sedllarcë, Bërvenicë, Gurgurnicë, mund t’jua rendit, Stençe, Volkovijë, Bllacë. Mund t’jua rendit të gjitha tani, nga e para deri te e fundit dhe në fund të përfundojmë në Çellopek sepse atje po bëjmë edhe çerdhe edhe sallë sportive me paratë e kësaj qeverie. Njëzet vjet ju bëtë zero projekte për Bërvenicën dhe rezultati i atyre zero projekteve zotëri Rexhepi është 10 mijë të shpërngulur prej të cilëve 90% shqiptarë. Dhe tani shkoni nëpër Evropë e nëpër botë, bie në gjunjë e u thoni kthehuni në Bërvenicë të votoni sepse nuk ausojnë kaurët të fitojnë e të kenë kryetarin e tyre të komunës në Bërvenicë. Të njëjtit ata që ikën nga 20 vjet të qeverisjes suaj në qeveri. Ju i dëbuat”, potencoi Mickoski.

Ai gjithashtu theksoi se mesazhet që ka dërguar në Bërvenicë ishin se qytetarët duhet të votojnë sipas bindjes së tyre personale dhe të mos lejojnë t’iajnë njerëz të cilët këto zgjedhje i shohin si fije shpëtimi për karrierat e tyre.

“Njerëz nga koalicioni juaj dolën dhe bënë thirrje për votim etnik. Nga ky koalicion askush nuk doli, as nga VMRO-ja të thotë votoni etnikisht. Askush. Përkundrazi, mesazhi im ishte, do të duan t’ju ndajnë mbi bazë etnike, mos lejoni. Këtë e bënë që nga dita e parë. Mos lejoni sepse ju përsëri do të hyni edhe në xhami edhe në kishë. Përsëri do të jeni pranë njëri-tjetrit. Ata do të ikin. Për ta kjo është një fije shpëtimi për karrierën e tyre politike, ndërsa për ju është gjithçka. Mos lejoni ju lutem t’ju ndajnë, por dilni e votoni ashtu siç mendoni se duhet të votohet për atë që mendoni se është më i mirë. Kuptohet unë kam ardhur këtu të mbështes kandidatin që është i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, por ju vendosni. Mos lejoni që njerëzit e së kaluarës të ndikojnë në të ardhmen tuaj. Ky era mesazhi im edhe për banorët e Tenovës”, theksoi Mickoski.

" "
sqShqip