April 29, 2024
Maqedoni

Arrestohet një fëmijë në Çair – kapet me drogë!

Dje, në ora 10 të mëngjesit në rajonin e Çairit policia arrestoi një fëmijë nga Shkupi.

Ai është kapur me marihuanë, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës, transmeton TV21.