Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka mirëpritur sot në Çarshinë e Vjetër të Shkupit kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Gjatë takimit në atmosferë miqësore, Mexhiti dhe Haxhiu kanë diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, forcimin e tyre dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Mexhiti ka vlerësuar rëndësinë e lidhjeve historike, kulturore dhe vëllazërore ndërmjet dy vendeve, si dhe të komunikimit të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit institucional.

Ai i ka uruar mirëseardhje në Shkup kryetares së Kuvendit të Kosovës, duke i dëshiruar suksese në përgjegjësitë e saj institucionale.

" "

“Mirë se erdhe në Shkup, Albulena!”, ka shkruar Mexhiti.

sqShqip