FUND KONTRATAVE! Bekim Qoku dorëzon projektligjin për rregullimin e statusit të punonjësve të administratës

Koordinatori i Grupit Parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku, ka nënshkruar dhe dorëzuar Propozim-Projektligjin për transformimin e marrëdhënies së punës në marrëdhënie të rregullt pune.

Qoku tha se propozimi synon të adresojë një problem që prej vitesh prek mijëra qytetarë, duke theksuar se punonjësit e administratës publike meritojnë dinjitet dhe siguri në vendin e punës.

Ai pretendoi se punonjësit janë shfrytëzuar dhe shantazhuar përmes vendeve të punës, duke shtuar se kjo praktikë, sipas tij, duhet të marrë fund.
“Ky propozim është edhe një hap drejt dinjitetit dhe sigurisë për të gjithë ata që prej vitesh presin zgjidhjen e këtij problemi”, u shpreh Qoku.

" "

Ai theksoi se do të vazhdojë angazhimin parlamentar për adresimin e kërkesave të qytetarëve përmes zgjidhjeve ligjore.

Nga VLEN-i thonë se do të vazhdojnë të angazhohen për zgjidhjen e problemeve që, sipas tyre, kanë mbetur për një kohë të gjatë pa adresim.

sqShqip