Maqedoni

Rekord në Tetovë: 8 vite ishte në Gjermani, rrogë mirte në komunë

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot ka denoncuar një skandal të qeverisjes së kaluar, ku një person për 8 vite ka marrë rrogë si i punësuar në komunën e Tetovës, ndërsa ka qëndruar në Gjermani.

“Unë para dy tre ditëve ballafaqohem me një situatë ku një i punësuar që merr pagë të rregullt nga komuna punon në Gjermani dhe për tetë vite nuk është kujtu dikush se pse ky person i merr paratë e taksapaguesve tetovarë”, theksoi kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Sipas tij, nga administrata e kaluar kanë figuruar thuajse 340 të punësuar, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve as që kanë ardhur në punë, por kanë marrë rroga të majme. Në mesin e tyre mësohet se janë të afërm të ish-zyrtarëve komunal.

Kasami theksoi se ka arritur që të ndërpres një numër të konsiderueshëm të këtyre kontratave fiktive.(INA)