May 7, 2024
Maqedoni

(VIDEO) Aleanca do të ketë 2 drejtorë dhe 3 zv/drejtorë në Qytetin e Shkupit

Në kuadër të ndarjes së pushtetit lokal në Qytetin e Shkupit, Aleanca për Shqiptarët do të marrë 2 drejtori, 3 poste të zëvendës drejtorëve, dhe 5 drejtorë të shkollave të mesme. Ziadin Sela, në takimin përmbyllës me gazetarët për këtë vit, kërkoi që t’u jepet kohë prej 6 muajsh sa të konsolidohen siç duhet dhe pastaj siç thotë do të tregojnë se si do të menaxhohen drejtoritë, me udhëheqësit e ASH-së, të cilët sipas Selës se po i përzgjedhin me shumë kujdes.

Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët

“Janë bërë biseda dhe jemi në negociata e sipër. Aleanca për Shqiptarët deri tani në momentin që flasim, do të ketë 2 drjetori në kuadër të Qytetit të Shkupit, do të ketë 3 zëvendës drejtorë në kuadër të Qytetit të Shkupit. Natyrisht drejtora të shkollave, më duket që janë 4 ose 5, të cilat menaxhohen nga Qytetit i Shkupit”.

Mes tjerash kryetari Sela tregoi se mbeten ende në qëndrimin për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët

“Aleanca për Shqiptarët nuk do të blej deputet, as nuk do të shkoj të shantazhoj e të frikësoj deputetë, sepse nuk është në vlerat tona kjo mënyrë e sjelljes.…Në zgjedhje të parakohshme shkohet me 61 deputet. Çfarëdo veprimi politik, minimumi duhen 61 deputet. Natyrisht që ne do të bëjmë çdo veprim politik të mundshëm për ta rritur pakënaqësinë, në mënyrë që ta detyrojmë Qeverinë që të shkojmë në zgjedhje të parakohshme ose këto deputetë t’i bindim, që duhet 61 minimumi që të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare”

Sela përmendi edhe ngjarjet që e kanë karakterizuar vendin në vitin 2021 në të gjitha fushat. Ai rikujtoi dy tragjeditë që e goditën vendin, ajo me spitalin e modeluar në Tetovë dhe aksidenti tragjik në Bullgari, për të cilat tha se nuk ka përgjegjësi, por shtoi se vetëm thuhet se hetimet po vazhdojnë, siç po vazhdojë edhe hetimet ende për aksidentin në Llaskarcë që ndodhi në vitin 2019.