Policia e paska thirrur në bisedë informative Omer Ajdinin
Shkruan Robert Nesimi
Unë nuk habitem pse kjo polici e kjo qeveri përdor metoda të këtilla komuniste kundër një të riu shqiptar. Zatën ideologjinë komuniste kjo qeveri nuk e ka të huaj, por e ka në gjak e në gjen, gjersa gjysma e saj e ka idol Titon, e gjysma tjetër Enverin.
Omerit i bëhet trysni nga skripti stalinist, sepse ai përfaqëson pikërisht atë që kjo qeveri nuk e do: një i ri shqiptar, mirë i edukuar dhe mirë i artikuluar, që nuk di të heshtë. Të tillët ky sistem i do në Gjermani. Këtu i do vetëm ata të rinj të Omladinave që do t’i bëjnë amin shtetit monstruoz që po krijojnë ata; amin për të shndërruar vendin në pashallëk të Vuçiqit nëpërmes Open Balkan, amin për folenë e çetnikëve në ushtri që spiunojnë për Serbinë kundër NATOs, amin për narko-mafian që kontrollon policinë dhe partitë në pushtet, amin edhe për 1000 të zeza të tjera që po bëjnë çdo ditë.
Prandaj të tillët si Omeri sot paraqesin “rrezik për shtetin” dhe thirren në biseda informative, ndërkohë që do kokëtula të Omlladinave të partive në pushtet na i parakalojnë si shembuj të ardhmërisë sonë.