Zbulohet shteti që po ndihmon Ramën për pazaret me Vuçiqin
Presidenti i Shqipërisë, Edi Rama shquhet për miqësinë që ka me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin.
Lidhja e tyre arriti aq larg sa Vuçiq të vijë në Shqipëri si musafir i Ramës.
Kundër ardhjes së Vuçiqit qenë shumë shqiptarë të Shqipërisë duke protestuar një numër i madhë i personave, mirëpo që I njejti arriti të qëndroj në Shqipëri.
Në lidhje me këtë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur publicisti Idriz Zeqiraj, i cili u shpreh se kjo miqësi është anakronike dhe e paarsyeshme pasiqë Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet që ka bërë ndaj Kosovës.
“Vërtet, miqësia anakronike Rama-Vuçiq, kur ende nuk është tharë gjaku i masakrave numerike në Kosovë, të bëra nga soldateska serbo-sllave, pjesë e së cilës ishte edhe zëdhënësi i Millosheviqit, Presidenti i sotëm i Serbisë. Ai, Vuçiq, jo vetëm që nuk ka kërkuar falje, për krimet makabre, të policisë dhe të ushtrisë serbe, ndaj popullit të pambrojtur në Kosovë, por, përkundrazi i mohon masakrat, përfshi edhe atë të Reçakut, e cila u denoncua, faktikisht e zyrarisht, edhe nga shefi i OSBE, William Völker”, u shpreh ai.
Më tej, publicisti thotë që Rama me dy iniciativet e tij po arrinë të bëjë Serbinë lidere të fortë politike dhe ekonomike në Ballkan.
“”Zemërgjeri” Edvin Rama, i harroi krimet serbe, e fali, e amnistoi Vuçiqin dhe Serbinë! Tani, pranon iniciativat e Vuçiqit, më parë “Mini-Shengenin Ballkanik”, tani, “Ballkanin e Hapur”, fillimisht, për ta rehabilituar Serbinë e Vuçiqin, pastaj, për ta bërë Serbinë lidere politike dhe ekonomike të Ballkanit”, thotë publicisti.
Në bised e sipër Zeqiraj shton që Rama me mbështetjen që po merr nga Rusia po përforcon pozitën e tij në kundërshti me shqiptarët.
“Në këtë mision fatal, me pasoja afat-gjata për kombin, Rama e ka bekimin dhe mbështetjen e Rusisë dhe të shteteve mike të Serbisë. Prandaj, ai ndjehet i fortë, i sigurtë në poshtërsinë e tij, pavarësisht kundërshtisë mospajtuese të shumicës absolute të shqiptarëve. Është, pikërisht, kjo përkrahje e jashtme, ajo që Edvin Ramës i siguroi mandatin e tretë të sundimit të tij, me një diktat unik, anakronik për epokën e demokracisë dhe të dixhitalizimit botëror”, thkeson ai.
Në fund, publicisti thotë që Rama po shpërblehet me pushtet pasi bënë argatin e Serbisë duke rrezikuar edhe territorin e Kosovës me pazaret që ka bërë me Thaçin.
“Nëse Prof. Dr. Sali Berisha është – kurban i Kosovës -, pse denoncoi rreziqet që i kanosen Kosovës, i kundërt është Edvin Rama. Ky i fundit, shpërblehet me pushtet, pse bënë argatin e Serbisë me aleatë, që ajo “ta kalojë lumin pa u lagur”, duke u ndihmuar nga Rama. Madje, edhe për të zhvatur territore nga Kosova, nërpërmjet pazareve të pista, të Hashimit, me kompanjën e tij lobuese, për ndarjen e Kosovës, për t`i shpëtuar llogaridhënies, për krimet e tij të bëra, para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë”, përfundoi Idriz Zeqiraj për “Bota sot”