Presidenti Pendarovski në festë te Taravari për ditën e Komunës së Gostivarit
Mbrëmjen e 23 dhjetorit është shënuar dita e Komunës së Gostivarit. Në festën e organizuar nga kryetari i kësaj komune Arben Taravari ishte prezent edhe presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.
Qytetar nderi për këtë vit nga kjo komunë është shpallur mjeku Ferit Sadiku, ndërsa u ndanë mirënjohje për disa arritje të personaliteteve nga Gostivari.
“Me mirënjohje i dekoruam personalitetet nga Gostivari për arritje ndërkombëtare: Kimet Jusufi – arritje ndërkombëtare në shkencë; Vedud Purde – arritje ndërkombëtare në shkencë; Marija Milloshevska – arritje ndërkombëtare në shkencë dhe Andi Ismaili – arritje ndërkombëtare në art”, njoftoi kreu i kësaj komune, Arben Taravari duke falenderuar edhe kreun e shtetit për praninë e tij në festë.