Iljaz Leskovica, zyrtar lokal i Bashkimit Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit, respektivisht kryetar i degës së partisë në bashkinë Shuto Orizare, ka komentuar në statusin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, duke e cilësuar atë si “Kryeministri më i mirë i kohës moderne”.
Komenti i Leskovicës vjen në kohën kur studentë shqiptarë kanë dalë në protesta në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Por më shumë se qëndrim perosnal, qëndrimi i Leskovicës pasqyron ndarjen e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut lidhur me protestat në Shqipëri, shkruajnë mediat, transmeton portali Lideri.mk.
Ajo që vërehet është se qëndrimi i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut është diagonal: BDI opozitare përkrah pushtetin në Shqipëri, zyrtarët e VLEN-it qeveritar janë zyrtarisht të përmbajtur në reagimr, por simpatizuesit e tyre janë gati 100 për qind pro studentëve.
As njëra, as pala tjetër nuk fsheh shumë e shumë qëndrimet e veta.
Madje edhe vetë kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka folur me tone kritike për protestat.
“I njëjti që bën fushatën e protestave në Serbi, bën fushatën për protestat në Shqipëri”, tha Ahmeti.
Kreu i BDI-së gjithashtu tha se protestuesit kishin rënë në grackën e armiqve të kombit.
Ajo që vërehet qartë në opinionin shqiptar te fqiu ynë lindor (Maqedonia e Veriut) është se edhe opinioni i pavarur është më tepër në anën e protestuesve, e kjo ka të bëjë si me kërkesat e studentëve, poashtu edhe me faktin e afërsisë së kryeministrit Rama me presidentin e dorëhequr serb Aleksandar Vuçiq, afërsi që ka nxitur reagime të vazhdueshme negative si te shqiptarët brënda, poashtu edhe tek shqiptarët jashtë Shqipërisë.
Ndryshe, shqiptarë e Maqedonisë së Veriut janë pjesë e debatit që nga fillimi i protestave në Shqipëri. Ka qenë edhe vetë kryeministri Rama që ka përmendur grupe nga Tetova se gjoja marin pjesë në protestë, kurse analistë si Frrok Çupi e Flogert Muça kanë shkuar edhe më larg, duke pretenduar se grupe shqiptare nga Maqedonia janë të involvuar, ose bëhen gati të involvohen në dhunë gjatë protestave. Ndarja mes tyre është e qartë edhe përballë politikës kosovare, ku VLEN bashkëpunon hapur me Vetëvendosjen e Albin Kurtit, kurse BDI me PDK-në e Bedri Hamzës tashmë të dorëhequr.

