Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me reshje lokale të kohëpaskohshme shiu, veçanërisht pasdite dhe gjatë natës. Në disa vende reshjet do të jenë të rrëmbyeshme, me paraqitjen e bubullimave. Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 8 deri 13 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 19 deri në 24 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, ndërsa pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje të kohëpaskohshme shiu. Në disa pjesë të luginës, reshjet do të jenë të rrëmbyeshme, me paraqitjen e bubullimave. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të zbresë deri në 11 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 22 gradë.

Sipas DPHM-së, nesër (e premte) në orët e mëngjesit do të ketë reshje lokale të kohëpaskohshme shiu, ndërsa gjatë ditës do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi verior.

" "

Të shtunën do të mbajë mot i qëndrueshëm, ndërsa nga e diela dhe gjatë ditëve në vijim do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët, me reshje lokale të kohëpaskohshme shiu.

sqShqip