Mevlan Ademi nga Lëvizja Studentore, në emisionin “Impakt” në TV SHENJA, duke folur për takimin që kanë patur me ministrin Shasivari, tha se, edhe pse propozimi i ministrit është një rritje nga ajo që ministri paraprak Fillkov e propozonte, por metodologjia se si dot ë arrihet ajo, tha Ademi, është ajo që bien ndesh.

“Të bësh të njëjtin hap të cilin kanë dashur ta bëjnë ata para teje dhe ata shkelje ligjore që parashihen të bëhen tani, janë të dëmshme për ne për shqiptarët. Këtë ja sqaruam zotri Shasivarit”, tha Ademi, duke shtuar se me këtë propozim shkilet ligji ekzistues dhe kushtetua.
Lidhur me ato dy lëndë që duhet të jepen në gjuhën maqedonase, Ademi tha se shpjegimi u është thënë atyre, për shkak se janë lëndë që dalin nga gjykata.

“Ne nuk kemi asgjë kundër gjuhës maqedonase por besoj që ka ardhur koha që edhe procedurat gjyqësore të zhvillohen në gjuhën shqipe, ashtu siç e parasheh ligji”, deklaroi Ademi.

sqShqip