Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka qenë mysafir në emisionin “Ballë për Ballë” në Televizionin News, ku ka folur për aktualitetin politik.

I pyetur nëse do të ketë kundërkandidat në Kongresin e ardhshëm të partisë, Taravari tha se secili anëtar i partisë ka të drejtën të kandidojë, por shtoi se ai ende nuk e ka vendosur nëse do të hyn në garë edhe për një mandat kryetri në ASH,transmeton portali Lideri.mk.

Ai njoftoi se për shkak të zgjedhjeve në Bërvenicë kongresi i ASH është prolonguar nga muaji nëntor në javën e parë ose të dytë të muajit dhjetor dhe shtoi se deri atëherë do të bëjë analiza shtesë nëse do të kërkon edhe një mandat kryetari nga delegatët e Kongresit.

Intervistën e plotë të Taravarit në Tv NEWS mund ta përcillni në këtë Link:https://www.facebook.com/share/v/1Dp8ET1Dxj/

" "
sqShqip