Përfaqësuesi i Lëvizjes “Arbëria”, Bekim Fazliu, ka akuzuar BDI-në për qëndrimin e saj lidhur me zgjidhjen e propozuar për mbajtjen e Provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Fazliu ka kritikuar reagimet e kësaj partie opozitare, duke rikujtuar se po ata gjatë 20 viteve të pjesëmarrjes në pushtet nuk arritën t’u mundësojnë studentëve shqiptarë të juridikut që provimin e jurisprudencës ta japin në gjuhën shqipe.
“Ndoshta s’është zgjidhja ideale, ama kur flisni ju, është marre”, ka deklaruar Fazliu, duke vënë në pikëpyetje të drejtën morale të BDI-së për të kritikuar zgjidhjen aktuale.
Ai për fund ka ironizuar thirrjet e kësaj partie për protesta në mbështetje të studentëve, duke i cilësuar si të pabesueshme në raport me të kaluarën e saj në qeverisje.

