Gani Geci dërgohet me urgjencë në Spitalin e Pejës, nga spitali japin detaje për gjendjen e tij
Gani Geci është dërguar me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, pasi ka shfaqur shqetësime shëndetësore gjatë kohës sa po qëndron në paraburgim.

Gazeta Nacionale e ka konfirmuar një gjë të tillë nga Drejtori i Spitalit të Pejës, Fahri Hasani. Sipas tij Geci ka pasur shqetësime me tension të gjakut, çka ka bërë të nevojshëm dërgimin e tij në spital.

Reklamë
Akora Living
Drejtori ka konfirmuar se, problemet shëndetësore janë shfaqur dje, pas orës 18:00, kur Geci është shoqëruar nga njësitet përkatëse drejt spitalit.

Ai është duke marë trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

" "

“Pacienti ka ardhur me ankesa në kafazin e krahrorit me dyshim për sindroma angina pectoris, i janë bërë ekzaminime të nevojshme, gjendja e tij është stabile.” – tha ai

Ndryshe, Gecit i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, pas dyshimeve për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.

sqShqip