Protestuesit e mbledhur para kryeministrisë duket se kanë refuzuar thirrjen për dialog të kryeministrit Edi Rama pasi kanë hequr karriget e vendosur në mënyrë simbolike nga kryeministri para godinës së qeverisë.

Me thirrje ‘nuk ka dialog’ studentët e mbledhur para Kryeministrisë të shoqëruar edhe nga pedagogët e tyre ata kanë hequr karriget ndërsa refuzojnë çdo ftesë për t’u ulur në bisedime.

Para godinës së qeverisë ka qenë e pranishme Manjola Hasa drejtoreshë e MIA e cila është ofruar si kanal komunikim për dialog kryeministrin gjë që është refuzuar duke u shoqëruar me thirrjet: ‘dorëheqje’.

“Kush do dialog, ku të dojë, kur të dojë, edhe këtu po të dojë, unë jam në dispozicion së bashku me qeverinë”, tha kryeministri Rama në një videomesazh mëngjesin e së martës pasi vendosi disa karrige të kuqe me mbishkrimin “dialog” para kryeministrisë.

" "

Po ashtu ai ka theksuar se nuk janë të mirëpritur dhe nuk do të dialogojë me ata që kryejnë akte dhune.

sqShqip