Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka njoftuar se ka nisur asfaltimi i pesë rrugëve në komunë.

Sipas njoftimit të tij, punimet përfshijnë rrugën te Basria i Hoxhëve, rrugën te Qenan Haraçina dhe Liridon Bajrami, rrugën te Nexhmedin Jaija, rrugën në drejtim të Xhamisë Rezistenca, si dhe Rrugën 11.

Beqiri ka bërë të ditur se pas përfundimit të këtyre punimeve, asfaltimi do të vazhdojë edhe në Orllancë, Grushinë dhe në Rrugën 10.

“Nuk ka të ndalur, vetëm punë për Haraçinën tonë”, ka shkruar Beqiri në statusin e tij.

" "
sqShqip