Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar me ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, në kuadër të vizitave zyrtare që po zhvillon në këtë shtet.
Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit u theksua rëndësia strategjike e Ballkanit Perëndimor, i cili mbetet prioritet kyç në agjendën e NATO-s.
Kjo rëndësi, sipas KFOR-it, dëshmohet edhe nga prania e vazhdueshme e misionit në Kosovë.
KFOR-i vazhdon të jetë i angazhuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet në Kosovë. /Lajmi.net/

