Policia Financiare ka dorëzuar kallëzim penal kundër ish drejtorit të “Postave të Maqedonisë”, Jani Makraduli. Ai dyshohet për veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”. Siç kanë njoftuar nga Policia Financiare, Makraduli në periudhën 2021 dhe 2022, nuk ka ndërmarrë veprime për realizimin e vendimeve dhe konkluzioneve të Bordit Drejtues për pagesën e obligimeve ndaj subjekteve juridike në shumë totale prej 19,2 milion denarë. Edhe përskaj asaj se i janë dorëzuar dokumentet e nevojshme për pagesë, nuk ka nënshkruar për pagesën e borxhit, nuk i ka vërtetuar faturat dhe nuk ka nënshkruar fletëpagesat. Sipas Policisë Financiare Makraduli i ka shkaktuar Postës disa procedura gjyqësore dhe më pas është përballur edhe me kamatë në vlerë totale prej 10,9 milion denarë./Alsat.mk.

sqShqip