Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se pjesa me shkrim e provimit të jurisprudencës duhet të jepet në gjuhën në të cilën studentët kanë përfunduar arsimin e lartë, ndërsa pjesa me gojë, sipas tij, duhet të zhvillohet në gjuhën maqedonase si gjuhë zyrtare e sistemit gjyqësor në vend informon Tetovasot.

Reklamë
Akora Living
Duke iu përgjigjur pyetjeve lidhur me kërkesat e studentëve që nuk pranojnë zgjidhjen aktuale për dhënien e provimit në gjuhën shqipe, Mickoski tha se nuk e di se si janë llogaritur përqindjet e përmendura në debat, por nënvizoi se qëndrimi i Qeverisë është i qartë.

“Pjesa me shkrim duhet të jepet në gjuhën në të cilën është kryer arsimi i lartë, ndërsa pjesa me gojë duhet të zhvillohet në gjuhën maqedonase,” deklaroi Mickoski.

Sipas tij, e drejta për të studiuar në gjuhën amtare dhe funksionimi i sistemit gjyqësor janë dy çështje të ndryshme. Ai theksoi se në pjesën me gojë simulohen procese civile dhe penale, prandaj, sipas tij, ajo duhet të zhvillohet në gjuhën maqedonase.

" "

Mickoski iu referua edhe rekomandimeve të Komisionit të Venecias lidhur me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, duke theksuar se duhet të respektohen mendimet e institucioneve ndërkombëtare. Ai përsëriti se gjuha maqedonase mbetet gjuha e përbashkët zyrtare e sistemit gjyqësor në Maqedoninë e Veriut.

sqShqip