Kryeministri Edi Rama ka dalë vetë në hyrje të Kryeministrisë, ku ka vendosur karrige në shenjë të gatishmërisë për dialog me protestuesit, në ditën e tetë të protestës.

“Kush do dialog pa kushte, ku të dojë, kur të dojë, edhe këtu po të dojë, unë jam në dispozicion bashkë me qeverinë”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se të mirëpritur janë të gjithë ata që duan të zhvillojnë një dialog, ndërsa përjashtoi nga kjo ftesë personat që, sipas tij, ushtrojnë dhunë dhe nuk distancohen prej saj.

“Vetëm ata që bëjnë dhunë dhe nuk distancohen nga dhuna nuk janë të mirëpritur”, deklaroi Rama.

" "

Vendosja e karrigeve para godinës së Kryeministrisë vjen pas deklaratave të një dite më parë, kur Rama u shpreh i gatshëm të dëgjojë palët që kërkojnë dialog, në një kohë kur protesta kundër qeverisë vijon prej tetë ditësh.

sqShqip