Shqipëri

Eni Koçi reagon për protestën kundër Vuçiqit në Tiranë: Jam e lumtur që sot e gjithë Shqipëria i thotë jo këtij projekti

Të shumtë kanë qenë njerëzit që morën pjesë në protestën e organizuar në Tiranë nga Sali Berisha kundër Ballkanit të Hapur.

Reagimet po ashtu në rrjete sociale nuk munguan as nga fytyrat publike, ku përveç Stresit një koment së fundmi e bëri edhe artistja Eni Koçi.

Këngëtarja ka shpërndarë një fotografi nga protesta, teksa thekson se është e lumtur që e gjithë Shqipëria i ka thënë jo këtij projekti.