“Që nga sot, në dispozicion të qytetarëve. Fillon realizimi i projektit për blerjen e 100 automjeteve të reja të ambulancës për shëndetësinë e Maqedonisë.”
Kështu shkroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke publikuar një video të automjeteve të para të blera për shëndetësinë, të cilat po lëviznin nëpër rrugët e Shkupit.
Siç ishte paralajmëruar, kryeministri do të marrë pjesë sot dhe do të japë një deklaratë gjatë prezantimit të këtij projekti, në parkingun pranë sallës sportive “Boris Trajkovski”.

