Maqedoni

Panovski: Lloji i virusit omicron ndoshta ka hyrë në vend

Mikrobiologu Nikolla Panovski për “Sitel” tha se lloji i virusit omicron ndoshta tashmë ka hyrë në vend.

“Megjithatë, nuk ka nevojë të rrezikohet, që të mos ketë shpërthime nëpër spitale dhe ngritjen e spitaleve modulare. Duhet të merren masa. Për shembull, Greqia dje prezantoi një test të detyrueshëm PCR për të gjithë udhëtarët.

Nëse do të isha faktor në vend, menjëherë pas tyre do të fusja testet PCR për të gjithë qytetarët që hyjnë në vendin tonë. Masa e parë duhet të jetë e destinuar për kufijtë dhe aeroportet tona dhe duhet të jetë e vlefshme për 15 ditë në fillim dhe më pas të analizohet.

Nuk ka shpëtim nga omicron, nëse thonë se po përhapet me atë shpejtësi”, tha Panovski.

Ai tha se Komisioni i Sëmundjeve Infektive ka propozuar “masa të palogjikshme”.

Sipas mikrobiologut Panovski, pas shtatë ditësh coronavirusi nuk është në trupin e njeriut.