Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndeti rezultatin e arritur nga kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arkin Jahiji, në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës.

“Kalimi në raundin e dytë është dëshmi e mbështetjes së qytetarëve dhe e rëndësisë së angazhimit të vazhdueshëm për përfaqësim dinjitoz, zhvillim lokal dhe institucione që u shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim.

BDI shpreh mirënjohje dhe faleminderime për çdo qytetar që mori pjesë në procesin zgjedhor dhe për të gjithë ata që mbështetën kandidaturën e Arkin Jahijit.

Bërvenica meriton një komunë ku zëri i çdo qytetari dëgjohet, ku investimet dhe shërbimet shpërndahen në mënyrë të barabartë dhe ku bashkëjetesa ndërtohet mbi respektin dhe barazinë.

" "

Ne mbetemi të përkushtuar që, së bashku me qytetarët, të vazhdojmë angazhimin për një përfaqësim të drejtë dhe për një të ardhme më të mirë për Bërvenicën”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

sqShqip