VMRO-DPMNE: Shilegov u largua nga qyteti i Shkupit me mbi 160 milion euro borxhe
“Petre Shilegov ka lënë një borxh prej 160 milionë eurosh për arsye të ndryshme. Buxheti i qytetit është lënë në mëshirën e furnitorëve”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.
Zëri i parë dhe më i madhi, thonë nga atje, janë obligimet e ardhshme sipas marrëveshjeve tashmë të lidhura nga Shilegov, si dhe detyrimet e papaguara prej 58.140.000 euro.
“Kjo do të thotë se qyteti tashmë ka mbi 58 milionë euro borxh për kontratat që Shilegov i ka lidhur në mënyrë të kundërligjshme për të ardhmen”, tha ai.