Princ Leka në emër të Oborrit Mbretëror Shqiptar ka reaguar përmes një deklarate publike lidhur me protestat e studentëve në Shqipëri, duke bërë thirrje qe zëri i të rinjve të dëgjohet. Në reagim Princ Leka ngre shqetësimin për raportimet mbi dhunën dhe pretendimet për keqtrajtim nga punonjësit e Policisë së Shtetit.

Princ Leka thekson se qëndron në krah të studentëve në ushtrimin e së drejtës së tyre për të protestuar dhe kërkon që institucionet përgjegjëse të garantojnë sigurinë e tyre.

Sipas Oborrit Mbretëror, pamjet filmike dhe fotografitë e publikuara duhet të shqyrtohen nga institucionet përkatëse, në mënyrë që çdo rast i dyshuar për abuzim me detyrën të verifikohet dhe përgjegjësit të përballen me ligjin.

“I nxisim studentët t’i bëjnë të njohura shqetësimet e tyre edhe përtej kufijve të Shqipërisë, duke informuar komunitetin ndërkombëtar dhe duke përcjellë me vërtetësi dhe përgjegjësi atë që shohin dhe përjetojnë në terren. Zëri i tyre duhet të dëgjohet dhe realiteti të pasqyrohet me ndershmëri.

" "

Gjithashtu, i bëjmë thirrje Policisë së Shtetit të tregojë përmbajtje dhe profesionalizëm. Autoritetet kanë detyrimin të mbrojnë qytetarët, jo t’i intimidojnë apo të përshkallëzojnë tensionet përmes përdorimit të tepruar të forcës. Çdo sjellje e papërshtatshme duhet të bëhet objekt i llogaridhënies“, thuhet ne reagim.

sqShqip