Ndalesë për peshkimin e troftës në Liqenin e Dibrës
Liqeni artificial i Dibrës gjatë viteve të kaluara për shkak të peshkimit ekonomik pati dëmtime të mëdha në fondin e peshkut të të gjitha llojeve. Pikërisht për këtë shkak gjatë këtij viti një vëmendje e veçantë i është kushtuar shumimit të peshkut. Me angazhimin të Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomisë së Ujërave por edhe të shoqatës të peshkatarëve sportiv “Trofta”, e cila është koncesionere për rekreim dhe peshkim sportiv, gjatë këtij viti ka patur një shumim të suksesshëm të peshkut. Disa herë është bërë shumimi i peshkut, ndërsa shumimi i fundit u bë gjatë vikendit me 405 kilogram peshk të llojit krap. Kryetari i shoqatës të peshkatarëve sportiv, Beli Haliti, për gazetën KOHA ka deklaruar se liqeni i Dibrës përveç bukurisë, ka të gjitha kushtet për të patur një fond të begatë të peshkut. Në shoqatën e peshkatarëve sportiv “Trofta” informojnë se përveç shumimit të peshkut të llojit Trofta autoktone, në fillim të vitit me 25 kilogram është bërë shumimi i peshkut, pastaj ka patur shumim tre herë me afro 1 ton peshk të llojit krap. “Me ndryshimet kadrovike që u bën në shoqatën e peshkatarëve sportiv ‘Trofta’ në prill të këtij viti është bërë shumimi me i 1.5 ton të llojit krap në Liqenin e Dibrës”, thotë kryetari i shoqatës Beli Haliti.
Ministria e Bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave gjatët vikendit bëri shumimin me 405 kilogram po me llojin e peshkut krap. Haliti thotë se gjatë këtij viti ka patur shumim adekuat të peshkut në Liqenin e Dibrës. “Intenca e Ministrisë por edhe e shoqatës së peshkatarëve sportiv është që Liqeni i Dibrës të ketë një fond të pasur të të gjithë llojeve të peshkut meqë Liqeni tanimë është kthyer në një lokacion ku sidomos gjatë vikendeve janë të pranishëm një numër shumë i madh i peshkatarëve sportiv nga të gjithë qytetet e vendit por edhe jashtë tij. Kjo ndikon në zhvillimin e turizmit liqenor por edhe në zhvillimin e gjithanshëm të komunës Dibër”, shton Haliti.
Kur jemi tek peshkimi në liqenin e Dibrës të theksojmë se shoqata “Trofta” së bashku me institucionet e tjera kompetente një vëmendje të veçantë i kushtojnë edhe mbrojtje së Liqenit nga hajnat të cilët në mënyrë jo ligjore bëjnë peshkimin. Me aksione të ndryshme janë zbuluar shumë hajna. Prandaj siç thotë Beli Haliti, nevojitet një aktivitet maksimal për parandalimin të peshkimit jo legal të peshkut e veçmas tani kur bëhet shumimi i Troftës në Liqenin e Dibrës ka nevojë për një kujdes të shtuar të kontrollit. Duke marrë parasysh se gjatë shumimit të Troftës ka edhe ndalesë të peshkimit të këtij lloji të peshkut, udhheqësia e shoqatës sqaron se ndalesa e peshkimit të Troftës është nga 31 tetor e deri më 31 janar. Gjatë këtij viti në Liqenin e Dibrës shoqata e peshkatarëve sportiv “Trofta” ka patur dy gara në nivel kombëtar mes të cilëve gara për gjuajtjen e krapit dhe gara për gjuajtjen e skobalit, në të cilën kanë marrë pjesë mbi 20 ekipe të peshkatarëve nga shumë qytete të vendit, por edhe nga Kosova.