Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka kritikuar politikat e Izraelit ndaj palestinezëve, duke deklaruar se është e pamohueshme që atyre u është marrë toka dhe se Izraeli ka shkuar përtej kufijve të asaj që mund të justifikohet.

Gjatë një bisede publike me shkrimtaren dhe gazetaren Susan McKay në Belfast të Irlandës së Veriut, Obama foli për konfliktin izraelito-palestinez, historinë e tij dhe nevojën për një zgjidhje që do t’u mundësonte të dy popujve të bashkëjetojnë.

Ai theksoi se vuajtjet historike të popullit hebre dhe nevoja për siguri nuk mund të përdoren për të anashkaluar të drejtat e palestinezëve.

“Është e pamohueshme se ua morën tokën njerëzve dhe e tepruan. Dhe këta njerëz, në mënyrë të kuptueshme, thanë: ‘Kjo është padrejtësi dhe unë dua që toka ime të më kthehet’”, deklaroi Obama.

" "

 

Ish-presidenti amerikan vlerësoi se pala më e fuqishme në një konflikt ka përgjegjësi më të madhe për të ndërprerë ciklin e dhunës dhe për të kërkuar zgjidhje politike, në vend që të mbështetet vetëm te epërsia ushtarake, raporton jp.

 

Sipas tij, mbështetja vetëm në fuqinë ushtarake nuk mund të garantojë siguri afatgjatë për Izraelin, veçanërisht nëse nuk shoqërohet me përpjekje për të zgjidhur çështjet që qëndrojnë në themel të konfliktit.

sqShqip