Ashtu si aktivisti nga Tetova, Arianit Xhaferi që mbrëmë ngriti pyetjen se pse ditëve të fundit ka pasur fluturime më të shpeshta nga Izraeli për në Tiranë, edhe gazetarja e njohur nga Shqipëria Beti Njuma sot ka alarmuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 5 fluturime nga Izraeli për në Tiranë, informon “tetova1”.
Ja çfar shkruan gazetarja Njuma:
5 avione nga Izraeli në Rinas brenda 24 orëve! S’është normale në 2 orë 3 avionë! Sapo e nxora nga faqja ZYRTARE e Aeroportit tonë ndërkombëtar. Çfarë do një ushtri izraelitësh në Shqipëri në këto çaste kritike në vendin tonë?!
Kurse mbrëmë aktivisti nga Tetova Arianit Xhaferi ka shkruar:
A mund ta sqarojë dikush, për çfarë arsye është shtuar numri i fluturimeve nga Tel Avivi (Israel) për në Tiranë. Derisa gjatë gjithë vitit, dhe (përfshi sezonin veror) ka patur 1 fluturim në ditë, ditëve të fundit kjo është gjendja:
13 tetor: 2 fluturime të identifikuara, me kapacitet të kombinuar të vlerësuar prej rreth 331 ulësesh. (flightradar)
14 tetor: 2 fluturime të listuara, me kapacitet të planifikuar prej 321 ulësesh. (flightradar)
15 tetor: 3 fluturime të listuara, me kapacitet të planifikuar prej rreth 501 ulësesh, nëse të gjitha janë operuar me konfigurimet e publikuara. (flightradar)
Për datën 16 tetor janë planifikuar 4 fluturime me kapacitet prej 732 ulësesh. (https://www.tirana-airport.com/en/flights/arrivals)
Çfarë mendoni se po ndodh? A duhet ta kontrollojë dikush, a janë turistë? A janë policë që dalin me maska? A janë protestues të maskuar që infiltrohen në protesta? A janë banorët e ri të Jugut?!
/tetova1/

