Rajon - Botë

New Yorku raporton numrin më të lartë ditor të rasteve me COVID-19

Shteti i New Yorkut regjistroi numrin më të lartë njëditor të rasteve me COVID-19, gjegjësisht ka 21,027 persona të infektuar me virus brenda 24 orëve.

Përpara këtij rekordi të ri, shteti kishte raportuar 19,942 raste pozitive me coronavirus më 14 janar, raporton cnn.

Sidoqoftë, shtrimet në spital të lidhura me Covid-19 mbeten relativisht të ulëta. Të Premten, shteti raportoi 3,839 shtrime në spital.

Kulmin e kishte arritur në mesin e muajit prill të vitit 2020, ku shkalla e shtrimit në spitale arriti pothuajse në 19 mijë.

Të dhënat zbuluan gjithashtu se rastet pozitive me coronavirus në shtet u rritën me 154 për qind në më pak se një javë.

Të premten, shteti raportoi 21,027 raste pozitive, një herë e gjysmë më shumë se numri i rasteve pozitive COVID-19 të raportuara të martën, ku kishte 8,266 persona të infektuar me virus.