Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregojnë të dhënat nga analizat e 208 mostrave nga 53 pika matëse.

“Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga 05.10.2026 deri më 09.10.2026 mori 208 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 208 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 53 pika matëse në Qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm”, informon NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”- Shkup.

sqShqip