Maqedoni

Zijadin Sela uron Vjosa Osmanin

Kuvendi i Kosovës sapo zgjodhi Presidenten e Republikës së Kosovës Zonjën Vjosa R. Osmani duke kurrorizuar me sukses konsolidimin dhe ndërtimin e instititucioneve më të rëndësishme të Kosovës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani edhe në të kaluarën ka dëshmuar kapacitete te larta politike, intelektuale dhe shtetndërtuese, dhe si rrjedhojë e kontributit politik qytetarët e Kosovës e përkrahën masovikisht atë dhe listën e saj që përfaqësonte.

Urojmë që Vjosa Osmani, si Presidente e Kosovës ta ushtrojë këtë pozitë në mënyrën më të mirë të mundshme në shërbim të unitetit politik dhe krijimit të konsenzusit politik saherë që do të jetë i nevojshëm ai për interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Përgëzime edhe shumicës së deputetëve të LDK, që dëshmuan konstruktivitet dhe maturi politike duke i ndihmuar procesit të zgjedhjes së Presidentes se Kosovës dhe duke pamundësuar një krizë të re politike

Në emrin tim dhe të Aleancës për Shqiptarët, urimet më të sinqerta Presidentes se Kosovës Zonjës Vjosa Osmanit, dhe gjithë qytetarëve te Kosovës për zgjedhjen e Presidentes së Kosovës!

Ziadin Sela