Marihuana 300 mijë euroshe, Prokuroria kërkon paraburgim për katër të arrestuarit!
Për rastin për të cilin paraprakisht njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, ku ishte shkatërruar grupi kriminel që tregtonte ilegalisht me marihuanë që kapte vlerën 300 mijë euro, janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Nga atje njoftojnë se tashmë ka nisur procedurë hetuese kundër katër personave,
Njoftojnë gjithashtu se të arrestuarit gjatë ditës së sotme do të dalin para gjykatësit së procedurës paraprake që t’u shqiptohet masa e paraburgimit.