Nga Nju Jorku enkas në kongresin e PD-së në “Air Albania (Foto)
Në mesin e mijëra delegatëve dhe mysafirëve në kongresin e Partisë Demokratike të Sali Berishës, ishte edhe veprimtari dibran në Nju Jork, Ylber Pilku. Ai ka udhëtuar enkas për këtë eveneminet, të cilin e sheh si të rëndësishëm për ndërrimin e qeverisë së tanishme në Shqipëri.
“Erdha të shpreh përkrahjen time të madhe për kryetarin historik Berisha dhe për kontributin e tij në rrëzimin e komunizmit dhe kthimin e Shqipërisë kah perëndimi.
Ylberi tani kthehet në Nju Jork me satisfaksion të plotë pas fitores së madhe të kryetarit historik Sali Berisha.
“Tani PD është shumë më e fortë se më parë dhe e përgatitur për sfidat e reja. Sali Berisha shumë shpejtë do të ndodhë kthimi i demokracisë. Lulzim Basha tetë vite e pati këtë mundësi por në vend se ta shfrytëzojë, ai bashkëpunoi me Edi Ramën”, thekson Pilku.
Në ndërkohë ka dalur edhe rezultati i votimit të Kuvendit të Berishës, ku shumica absolute e delegatëve votuan pro shkarkimit të Bashës.
Nga mbi 490o delegatë që u njoftua se merrnin pjesë, në shumicë dërrmuese, 4446 prej tyre siç u bë e ditur në përfundim të votimit, ishin shprehur në favor të largimit të kryetarit aktual i cili vetëm pak muaj më parë ishte zgjedhur sipas parimit një anëtar një votë.
Vendimi u mor pasi më herët u votua një statut i ri i PD-së, në bazë të të cilit u shpallën të pavlefshme dhe të gjitha strukturat drejtuese aktuale si dhe vendimet e marra prej tyre së fundmi, përfshirë thirrjen e një Kuvendi më 18 Dhjetor. Pikërisht në këtë datë sipas vendimit të sotëm, anëtarët e partisë do të duhet të shprehen me referendum për rezultatin e votimit për shkarkimin e zotit Basha.
Një Komision për Rithemelimin e PD-së i përbërë nga 29 anëtarë, përfshirë zotin Berisha, do të jetë institucioni Kolegjial që do të drejtojë partinë deri në Kuvendin e ardhshëm më 22 Mars 2022, ku do të zgjidhen strukturat e reja drejtuese.
Statuti i ri, u miratua pa ju nënshtruar asnjë lloj debati. Në të parashikohen ndërhyrje të thella që nga parimi 1 anëtar 1 votë edhe për zgjedhjen e organeve në qendër dhe ato lokale, te organizimi i primareve për përzgjedhjen e kandidatëve si për deputetë ashtu dhe për nivelet lokale, te referendumet, lejimi i fraksioneve, riformatimi i strukturave drejtuese e sansksionimi i largimit të kryetarit të partisë nga posti në rast të humbjes së zgjedhjeve.
Pasi janë mbledhur të gjitha procesverbalet. Rezultati si mëposhtë:
-Delegatë prezentë në momentin e çeljes së votimit – 4934.
-Kanë votuar 4491 delegatë.
-Nga këta, pro shkarkimit kanë votuar 4446 delegatë, kundër kanë votuar 36 delegatë dhe 9 delegatë e kanë nxjerrë fletën të pavlefshme.
Ky është rezultati përfundimtar. Nga sot nis një rrugë e re. Shihemi në kuvendin dhe referendumin e javës së ardhshme.
Përfundon numërimi i votave për shkarkimin e Lulzim Bashës
Delegatët e Partisë Demokratike hodhën e votën e tyre në Kuvendin Kombëtar të të thirrur nga Sali Berisha.
Ndërkohë, aktualisht Kuvendi ka shkuar në pauzë. Dersia kryedemokrati Lulzim Basha ka thirrur Kryesinë e PD në orën 18:00.
Kuvendi i Berishës ndërron vulën e PD-së
Gjatë Kuvendit të mbledhur nga ish-kryeministri Sali Berisha, në stadiumin “Air Albania”, u tha se logot dhe simbolet e Partisë Demokratike do të ndryshojnë.
Me propozimin e një grupi anëtarësh dhe me mbështetjen e të paktën 15% të delegatëve, Kuvendi vendosi ndër të tjera që vula e PD dhe simboli i saj të kthehet tek forma origjinale që ka pasur kur u themelua partia.
Krahasuar me vulën e përdorur deri më tani në PD, ajo e zgjedhur nga Berisha ka një ngjyrë blu më të errët e më të theksuar.
“Logot dhe simbole janë shumë të rëndësishme. Me këtë statut ndryshon log, vula e kryetarit të PD, vula që ka kryetari deri sot nuk do të ketë vlerë nesër”-tha deputeti Bylykbashi.