Maqedoni

Afrim Gashi takohet me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, sot ka zhvilluar takim me kreun e PDK-së, Memli Krasniqin. Ky i fundit e ka përshëndetur vendimin e Alternativës për t’u bërë pjesë e shumicës së re parlamentare.

“Takim shumë i mirë e vëllazëror me Afrim Gashin, Kryetarin e Alternativës në Maqedoninë e Veriut, e cila së fundmi ka vendosur të bëhet pjesë e koalicionit qeverisës atje.

Z.Gashi e përgëzova për këtë vendim të drejtë, i cili është në funksion të përmirësimit dhe fuqizimit të pozicionit të bashkëkombasve tanë në këtë shtet.

Gjatë këtij takimi, diskutuam poashtu për situatën e përgjithshme politike në Kosovë dhe në Maqedoni të Veriut dhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy partive tona”, ka shkruar në një postim në facebook Krasniqi.