Drejtori i Postës së Maqedonisë, Orhan Kurtishi, ka reaguar për përgjegjësinë në vendin e punës, duke thënë se nuk mund të merret rroga pa shkuar në punë.
Sipas tij, koha e privilegjeve pa përgjegjësi duhet të merr fund.
“Njeriu duhet të bindet se nuk bën të vjedhë veten.
Për të marrë rrogën, duhet të vish në punë. Për të ardhur në punë, duhet ta dish se ke zënë një vend ku dikush tjetër ka nevojë për atë punë.
Nuk shkon kjo punë: edhe patriot, edhe hajdut. Duhet të mësosh se nuk bën të vjedhësh vetveten.
E më e keqja është kur e bind veten t’i besosh rrenës tënde…
Nuk është problemi VLEN-i pse po jua ndal këtë hov. Problemi është BDI-ja, e cila ju ka mësuar të silleni kështu.
Koha e privilegjeve pa përgjegjësi duhet të marrë fund. Patriotizmi nuk matet me fjalë, por me punë, përgjegjësi dhe respekt ndaj vendit të punës”, ka shkruar Kurtishi.

