Komuna e Çairit ka ndërmarrë hapat e parë konkretë për realizimin e projektit për zgjerimin e Bulevardit “Cvetan Dimov”. Ekipet e komunës, së bashku me ekspertë gjeodezikë, kanë dalë në terren për përcaktimin e saktë të trasesë së bulevardit.

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, përmes një komunikate ka bërë të ditur se projekti synon të përmirësojë qarkullimin dhe lidhjen e Çairit me Butelin, Shutkën dhe komunat përreth, përcjell zhurnal.mk.

“Sot hodhëm një hap konkret drejt realizimit të Bulevardit ‘Cvetan Dimov’”, ka deklaruar Mexhiti, duke e cilësuar projektin jo vetëm si një ndërhyrje infrastrukturore, por edhe si përmbushje të një premtimi dhe të një nevoje të kahmotshme të qytetarëve.

Sipas tij, reagimet e qytetarëve gjatë punës në terren kanë qenë jashtëzakonisht pozitive. Mexhiti thekson se zgjerimi i bulevardit përfaqëson një ndërhyrje të nevojshme që pritet të ndikojë në lehtësimin e qarkullimit dhe përmirësimin e lidhjeve infrastrukturore në këtë pjesë të qytetit.

" "

“Premtimet kanë vlerë vetëm kur shndërrohen në punë konkrete. Bulevardi ‘Cvetan Dimov’ po kalon nga premtimi në realizim”, ka shkruar Mexhiti.

Projekti për zgjerimin e Bulevardit “Cvetan Dimov” synon të përmirësojë qarkullimin dhe lidhjet rrugore mes Çairit, Butelit, Shutkës dhe zonave përreth.

sqShqip