Arrestime të reja në Lotarinë Shtetërore, mëson “Plusinfo” nga burime të mirëinformuara me rastin.
Sipas informacioneve që ka siguruar “Plusinfo”, Drejtoria e Policisë Financiare, në koordinim me Prokurorinë, po zhvillon një aksion për një rast të ri që lidhet me dyshimet për keqpërdorime në punën e Lotarisë Shtetërore.
Është ndaluar ish-udhëheqësja e financave në Lotarinë Shtetërore, si dhe edhe një person tjetër. Ata dyshohen për përvetësim të rreth 80 milionë denarëve, përkatësisht rreth 1.3 milionë eurove.
Dyshimet, sipas burimeve të “Plusinfo”, i referohen periudhës kur me Lotarinë Shtetërore udhëhiqte ish-drejtori Përparim Bajrami.
Aksioni është në rrjedhim e sipër, ndërsa gjatë ditës pritet që institucionet kompetente të njoftojnë më shumë detaje rreth rastit, për personat e tjerë eventualisht të përfshirë në hetim dhe për veprat e dyshimta që u vihen në barrë të arrestuarve.

