Jozyrtarisht, mësojmë se Borçe Markovski, pronar i “Markovski Company DOOEL” nga Manastiri, një kompani që ka qenë aktive në sektorin e ndërtimit për më shumë se dy dekada, është arrestuar. Ai është bë i njohur për opinionin me kontratat shumëmilionëshe me REK Bitola, kapacitetin më të madh energjetik në vend, tranmseton Lideri.mk. Markovski njihet edhe për publikun si Konsulli Nderi i Bjellorusisë në Maqedoni.
Jozyrtarisht, Policia Financiare dyshon se Markovski ka manipuluar një tender prej rreth 100 milionë denarësh ose 1.6 milionë eurosh nga buxheti i shtetit, shkruan PlusInfo.
“Markovski Company” ishte një nga më të preferuarat e qeverisë së mëparshme. Në një kohë, në një konferencë për shtyp u njoftua se kompania e preferuar e qeverisë do të fitonte 63,000 euro në ditë, me vetëm 10 buldozerë në “REK Bitola”.

“Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së angazhoi buldozerë privatë, të cilët u kushtuan qytetarëve më shumë se 16,000 denarë për vetëm një orë punë. Kontrata e kontestuar kushton një shumë të pabesueshme prej 16,253 denarësh në orë dhe do të thotë se “Markovski Company” do të kërkojë 6,300 euro për një buldozer nga REK Bitola vetëm në një ditë”, shkruan Plusinfo.
Flitet se Markovski ka fituar 200 milionë euro nga shteti për dy vjet.
Sipas Regjistrit Qendror, “Markovski Company” u themelua në vitin 2002, me seli në Manastir dhe aktivitete të përqendruara në inxhinieri civile, punime dheu, ndërtim rrugësh dhe gërmime. Kompania ka një flotë automjetesh dhe makinerish dhe ka më shumë se 300 punonjës. Në vitet e fundit, ajo ka shënuar rritje të ndjeshme të të ardhurave — në vitin 2024, arriti në pothuajse 2.8 miliardë denarë, duke e bërë atë një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në rajon.

