MPJ-ja e Bullgarisë: Nuk ka iniciativë franceze për kontestin me Maqedoninë e Veriut
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë shprehet se nuk janë të informuar për iniciativën franceze që sot e përmendi zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.
“Në rrethet diplomatike nuk ka propozim të tillë”, shkruan BGNES duke cituar Brukselin.
Kujtojmë se më herët, Grubi deklaroi se ekziston nismë franceze për zgjidhjen e kontestit mes dy vendeve dhe se janë dërguar përgjigjet ndaj të gjitha çështjeve që ka dërguar Bullgaria.
Ai shtoi se presin nga autoritetet e reja bullgare, nga presidenti Radev dhe qeveria që t’i qasen dialogur rreth këtyre çështjeve në mënyrë konstruktive.