Raporton: Televizioni News
Një tjetër sukses i madh për të riun nga Sllupçani i Kumanovës, Harbin Bajrami, i cili sot zhvilloi finalen në turneun e boksit në Koblenz të Gjermanisë dhe u shpall kampion i Deutsches Eck Pokal 2026.
Harbin Bajrami merret me boks prej tre vitesh dhe tashmë ka arritur rezultate të rëndësishme në ring. Para një viti, ai u shpall kampion i Rheinland-Pfalz, ndërsa këtë vit ka regjistruar një tjetër triumf, duke fituar titullin kampion në Deutsches Eck Pokal 2026.
Ky sukses në Koblenz është një tjetër dëshmi e punës dhe përkushtimit të boksierit të ri nga Sllupçani, i cili me paraqitjet e tij po synon të ngjitet edhe më lart në arenën e boksit.
"
"

