Maqedoni

Anulohet vizita e zv. ministrit të Drejtësisë së Kosovës në Maqedoninë e Veriut

Nga Ministria e Drejtësisë së RMV-së për “TV21” kanë konfirmuar se është anuluar vizita e zv. ministrit të Drejtësisë së Kosovës, Blerim Sallahu që duhej të realizohej sot në Shkup.

“Për shkak të angazhimeve te zëvendësministrit të Kosovës, takimi do të mbahet ditët në vijim”, thanë nga Ministria e Drejtësisë.

Sallahu duhej të realizonte takim me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Agim Nuhiu.

Në kuadër të vizitës së Sallahut ishte paraparë edhe vizitë në Burgun e Idrizovës, ku vuajnë dënimin të burgosurit në rastin “Lagja e trimave”.