Kolumna

Ali Ahmeti është akoma lideri i padiskutueshëm i BDI-së

Ali Ahmeti është akoma lideri i padiskutueshëm i BDI-së.
Ai i ngriti gjithë këto figura politike brenda partisë së tij të cilëve u është zgjuar dëshira e liderit. Por ata nuk e kanë provuar çfarë është fitorja pa Ali Ahmetin dhe rëndom ka të ngjarë që të kalben në opozitë sepse BDI nuk është vetëm Çairi apo Tetova.

ALI Ahmeti mbart me vete edhe dështime politike por mbetet fituesi serik. Ikja e tij nga kreu më shumë është një lajm i mirë për kundërshtarët politik sepse aty e shohin shansin për fitoren e parë të tyre.
Ali Ahmeti megjithatë është akoma lideri i BDI-së.
Pa Ali Ahmetin ju do ta merrni BDI-në, por do ta humbni përgjithmonë pushtetin. Partitë shqiptare në çastin kur janë përçarë, nuk janë ringritur më dhe më pas kanë shkuar drejt shuarjes.