Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në takimin ministror në kuadër të Procesit të Berlinit, deklaroi se Ballkani Perëndimor duhet të kalojë nga marrëveshjet dhe planet në zbatim konkret të Tregut të Përbashkët Rajonal.

“Qëllimi ynë duhet të jetë i qartë: gjashtë tregje të vogla t’i transformojmë në një hapësirë më të madhe për prodhim, investime dhe biznes, gjithnjë e më të lidhur me Tregun e Vetëm Evropian”, theksoi Durmishi.

Sipas tij, Maqedonia e Veriut synon kompani vendore më të fuqishme, më shumë teknologji dhe inovacion dhe prodhim me vlerë më të lartë, ndërsa rajonit i duhen më pak barriera administrative, procedura më të shpejta dhe më shumë digjitalizim.

“Kemi strategji, marrëveshje dhe plane. Tani na duhet zbatimi. Integrimi rajonal duhet të sjellë rezultate që bizneset dhe qytetarët do t’i ndjejnë konkretisht”, ishte mesazhi i Durmishit.

" "
sqShqip